X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet

Ngjarjet

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Bitesh 30.10.20200

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Bitesh

Filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Bitesh të Gjakovës.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka uruar banorët e kësaj ane për fillimin e jetësimit të këtij projekti, në një fshat i cili ka qenë pothuajse i harruar. “Është një premtim që e kam dhënë para tri viteve. Me ndërtimin e këtyre rrugëve, mirëqenia e banorëve të kësaj ane do të jetë më e mirë dhe ata do të kenë një qasje të duhur në infrastrukturën rrugore” u shpreh Kryetari Gjini.

Kryetari Gjini takohet me mjekë të Kforit Italian 29.10.20200

Kryetari Gjini takohet me mjekë të Kforit Italian

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini bashkë me Drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Afërdita Spahiu Shllaku dhe Shtabin për Menaxhimin e COVID-19 kanë mbajtur takim me mjekë të Kforit Italian.

Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesi i Kforit, Cristian Benegiamo, ka përçuar përvojën e tyre me menaxhimin e pandemisë në Itali si dhe ka shprehur interesimin për të bashkëpunuar me Komunën e Gjakovës për parandalimin e përhapjes së virusit. Ai ka treguar se fokusi i tyre është komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët, rreth përdorimit të maskës dhe respektimit të distancës sociale.

Kryetari Gjini i falënderoi përfaqësuesit e Kforit Italian për vizitën, ndërkohë që është. dakorduar me ta për bashkëpunim të ndërsjellë rreth pandemisë.

Mbahet takimi i rradhës i Shtabit Emergjent 28.10.20200

Mbahet takimi i rradhës i Shtabit Emergjent

Koordinimi i Kryetarit Gjini me anëtarët e Shtabit Emergjent për COVID-19, për kryerjen e të gjitha detyrave që i takojnë institucionit të Komunës së Gjakovës në luftën kundër virusit vazhdon edhe më tutje.

Edhe 4 rrugë të reja nisin në Gjakovë 27.10.20200

Edhe 4 rrugë të reja nisin në Gjakovë

Filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në katër fshatra të komunës së Gjakovës.

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Brovinë 09.10.20200

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Brovinë

Investimet në infrastrukturë rrugore po vazhdojnë edhe këto ditë në mbarë komunën e Gjakovës. Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e 9-të segmenteve rrugore në një gjatësi prej rreth 1 kilometër dhe një ure në fshatin Brovinë, duke e kompletuar kështu në tërësi infrastrukturën në këtë fshat.

Vlera e përgjithshme e këtij investime është rreth 64 mijë euro dhe pritet të përmbyllet në një afat një vjeçar.

Gjatë fillimit të punimeve, në këtë fshat ka qëndruar edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili duke shprehur kënaqësinë që infrastruktura rrugore po përmbyllet në këtë fshat, ka bërë të ditur se gjatë vitit tjetër, komuna do t’i japë prioritet kanalizimin dhe ndriçimit, për ta bërë Brovinen dhe fshatrat tjerë të komunës së Gjakovës, fshatra modernë dhe të denjët për banorët e vet.

Së shpejti Gjakova do të bëhet me Galeri të Arteve 09.10.20200

Së shpejti Gjakova do të bëhet me Galeri të Arteve

Komuna e Gjakovës ka filluar investimet në rehabilitimin dhe rifunksionalizimin e një pjesë të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke ofruar kështu ambiente më të përshtatshme për qytetarët dhe adhuruesit e arteve të ndryshme.

Me një shumë prej rreth 20 mijë eurosh, në këtë objekt pritet të vihet në funksion galeria e arteve si dhe të sigurohet teknika e zërimit për sallën universale.

Gjatë ditës, këto ambiente i ka vizituar edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se shumë shpejtë Gjakova do ta ketë njërën ndër galeritë më moderne në Kosovë, ndërsa salla universale e pallatit do të ketë një sistem modern të zërimit, i cili do të jenë në dispozicion të të gjitha llojeve të aktiviteteve që do të organizohen në këtë sallë.

Nisin punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në shkollën Kadri Kusari 09.10.20200

Nisin punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në shkollën Kadri Kusari

Nxënësit e Shkollës “Kadri Kusari”, prej vitit tjetër do t’i gëzohen sallës së re të edukatës fizike. Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur sot, ndërsa në ceremoninë e fillimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Ky objekt që do të kushtojë rreth 200 mijë euro, do të ketë një hapësirë totale prej 750 metrash katror dhe pritet të jetë ndër sallat më moderne të Edukatës Fizike.

Gjatë fillimit të punimeve, kryetari Gjini ka thënë se ndihet i kënaqur që me këtë investim do të krijohen kushte më të mira për nxënësit e kësaj shkolle.

Tri objekte të reja të institucioneve parashkollore po i shtohen Gjakovës 09.10.20200

Tri objekte të reja të institucioneve parashkollore po i shtohen Gjakovës

Tri objekte të reja të institucioneve parashkollore, shumë shpejtë do të jenë në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Kryetari i komunës Ardian Gjini sot ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për këto objekte, me ç ‘rast ka bërë të ditur se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për prindërit ndërsa ka shtuar se investime të këtij lloji do të ketë edhe gjatë vitit tjetër.

Sipas planifikimit, gjatë këtij viti e deri në fund të verës së vitit 2021 do të punohet në ndërtimin e objektit të ri të institucionit parashkollor “Ganimete Terbeshi” në Bllokun e Ri, pastaj renovimi dhe adaptimi i një objekti në lagjen e Çabratit dhe një tjetrin në fshatin Novosellë. Të tri këto objekte pritet të jenë të gatshëm në mes të vitit 2021, kohë kur do të vazhdojnë së ndërtuari edhe disa objekte tjera.

Për ndërtimin dhe funksionalizimin e këtyre tri objekteve, komuna do të shpenzojë rreth 150 mijë euro, mjete këto nga buxheti komunal

Në Rrypaj e Gërqinë nisin punët për rrugë të reja 30.09.20200

Në Rrypaj e Gërqinë nisin punët për rrugë të reja

Dy rrugë të reja kanë nisur sot të asfaltohen në komunën e Gjakovës, duke quar kështu drejtë përmbushjes së objektivit të qeverisjes lokale për asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave më së largu deri në vitin 2022.

RSS
1345678910Last

Theme picker