X
GO
Vesti i Događaji
Rritja e rasteve të reja me COVID-19 është shqetësuese, është detyrë e secilit prej nesh që të vazhdojmë me kujdes të shtuar 28.07.20200

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 është shqetësuese, është detyrë e secilit prej nesh që të vazhdojmë me kujdes të shtuar

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 është shqetësuese, prandaj është detyrë e secilit prej nesh që të vazhdojmë me kujdes të shtuar!

Gjatë takimit me Shtabin Emergjent për menaxhimin e pandemisë, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, apeloi tek të gjithë banorët e komunës së Gjakovës që te mbajnë distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Edhe një herë, ai u shpreh mirënjohës ndaj punëtorëve shëndetësorë, Policisë së Kosovës, Inspektorëve Komunalë dhe të gjithëve atyre që janë drejtëpërdrejtë në front me virusin e rrezikshëm.

Ndërkaq, Kryetari Gjini bashkë me anëtarët e shtabit kanë theksuar se kjo betejë do të fitohet nëse tregojmë kujdes duke respektuar të gjitha rekomandimet.

Përmes këtij takimi, ata kanë njoftuar që me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, klinikat private obligohen që të gjitha rastet e pacientëve, të cilët dyshohet se janë të infektuar me COVID-19, t’i paraqesin në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike Dega në Gjakovë. Në të kundërtën do të ketë sanksione sipas ligjeve në fuqi.

Punimet për fazën e dytë të projektit në Çarshinë e Vjetër po zhvillohen në mënyrë intensive! 28.07.20200

Punimet për fazën e dytë të projektit në Çarshinë e Vjetër po zhvillohen në mënyrë intensive!

Punimet për fazën e dytë të projektit për sanimin e rrugëve me kubëza në Çarshinë e Vjetër po zhvillohen në mënyrë intensive!

Përveq sanimit të rrugëve, ky projekt përfshin edhe instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe zhvendosjen e kabllove elektrike në rrjetin nëntokësor.

Ecuria e këtyre punimeve dhe e shumë të tjerave në zhvillim e sipër, inspektohet çdo ditë nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Punimet për zgjerimin e rrugës “Bardhyl Çaushi” drejt përfundimit 28.07.20200

Punimet për zgjerimin e rrugës “Bardhyl Çaushi” drejt përfundimit

Punimet për zgjerimin e rrugës 'Bardhyl Çaushi' drejt përfundimit.

Brenda një kohe të shkurtër, do ta kemi në shfrytëzim një rrugë moderne me të gjitha elementet që i takojnë.

Zonë e rëndësishme e qytetit tonë, prandaj falë këtij projekti edhe qarkullimi për të gjithë ata që e frekuentojnë do të jetë më i lehtë.

Puna vazhdon!

Është mbajtur sot mbledhja e rradhës e Komitetit komunal për Komunitete 27.07.20200

Është mbajtur sot mbledhja e rradhës e Komitetit komunal për Komunitete

Është mbajtur sot mbledhja e rradhës e Komitetit komunal për Komunitete, në të cilën janëdiskutuar disa pika të rendit të ditës.
Fillimisht nga ana e përfaqësuesit e Zyrës Komunale për Komunitete është dhënë raporti i punës mujore i kësaj zyre, me ç'rast janë përmendur të gjitha projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe.
Në këtë takim është diskutuar edhe për përfundimin e procesit mësimor gjatë periudhës së pandemisë, e poashtu edhe për pjesmarrjen e komuniteteve jo shumicë në aktivitetet e organizuara nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.b

Punimet për pastrimin e Qendrës Transfer në lagjen 'Ali Ibra' po vazhdojnë! 27.07.20200

Punimet për pastrimin e Qendrës Transfer në lagjen 'Ali Ibra' po vazhdojnë!

Punimet për pastrimin e Qendrës Transfer në lagjen "Ali Ibra" po vazhdojnë!

Operatori po punon pandërprerë që ky problem të mënjanohet në tërësi.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj sepse gjatë rrëmihjes së mbeturinave po krijohet tym, por lajmi i mirë është që ky problem do të marrë fund një herë e përgjithmonë dhe atë shumë shpejtë.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Gjakovën 15.07.20200

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Gjakovën

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Tahiri, me të cilin ka bashkëbiseduar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me komunën e Gjakovës.

Inaugurohen rrugët në disa fshatra të Gjakovës 13.07.20200

Inaugurohen rrugët në disa fshatra të Gjakovës

Janë finalizuar punimet për ndërtimin-asfaltimin e rrugëve në fshatin Marmull, si dhe ato për segmentet rrugore në fshatrat Kushavec dhe Dol.

Mbahet mbledhja e pestë për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës 25.06.20200

Mbahet mbledhja e pestë për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

Është mbajtur sot mbledhja e pestë për vitin 2020 e Kuvendit të komunës së Gjakovës. Sipas pikave të rendit të propozuara nga kryesuesi i kuvendit Anton Shala, ky takim ka nisur me pyetjet e kuvendarëve për ekzekutivin e komunës, pyetje këto që kanë marrë përgjigje nga kryetari Ardian Gjini dhe drejtorët komunal.

Edhe tri premtime tjera, të realizuara nga Kryetari i Komunës - Ardian Gjini 04.06.20200

Edhe tri premtime tjera, të realizuara nga Kryetari i Komunës - Ardian Gjini

Banorët e fshatrave Raqë, Nec dhe Bec janë bërë me rrugë të reja, tejet të nevojshme për përmirësimin e mirëqenies së tyre.

RSS
1345678910Last

Theme picker