Sot, Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini mori pjesë në Ceremoninë e Pranim Dorëzimit të Kamionëve për Grumbullimin e Mbeturinave, të fituara në kuadër të “Grantit të Përformancës Komunale-
Mjedisi i Pastër”, i financuar nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian si dhe i mbështetur nga GIZ-i Gjerman.
Komuna e Gjakovës është përfituese e tre kamionëve për grumbullimin e mbeturinave nga 37 sosh, që u shpërndanë në 16 komuna të ndryshme.
Komuna e Gjakovës këtë grant ia dedikon ndërmarrjes “Çabrati”, i cili padyshim se do të rrisë kapacitetet e kësaj kësaj ndërmarrjeje në mirëmbajtje të mjedisit.