Rreth 85 mijë Euro është investimi i komunës së Gjakovës, falë të cilit shumë shpejtë qasja nga qyteti deri në kodrën e Çabratit do të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë.
Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e tri segmenteve të reja, të cilat përfshijnë shkallë dhe rrugë të kubëzuara e të cilat do ta lidhin qytetin me kodrën e Çabratit.
Në nisje të punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se ky investim, përpos se do t'iu lehtësojë lëvizjen banorëve të lagjes, do të jetë edhe si atraksion për qytetarët dhe vizitorët tjerë.