X
GO

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Gjakovën

  • 15.07.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 2792
  • 0 Comments
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Gjakovën

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Tahiri, me të cilin ka bashkëbiseduar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me komunën e Gjakovës.

Fillimisht zëvendëskryeministri Tahiri e ka uruar kryetarin Gjini për punën e suksesshme që po e bën për zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës së Gjakovës, duke shtuar se kryetari Gjini mbetet një shembull i mirë se si duhet punuar dhe angazhuar për një qeverisje lokale të suksesshme dhe efikase.

Nga ana tjetër, kryetari Gjini ka thënë se në takim me zëvendëskryeministrin Tahiri ka marrë premtime për vazhdimin e mbështetjes institucionale të qeverisë së Kosovës për projektet e mëdha në komunën e Gjakovës. Kryetari Gjini është shprehur i lumtur që me përkrahjen e qeverisë qendrore, komuna e Gjakovës do të ketë mundësi të realizojë shumë projekte, qoftë nga ato që tashmë vetëm kanë filluar ,qoftë edhe projekte të reja, të cilat do të kenë ndikim të madh në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker