X
GO

Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe

Çarshija e Madhe, Rr. Ismajl Qemajli

Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe

Tërësia urbanistike e Çarshisë së Madhe përmban 525 objekte të rëndësishme. Njihet si çarshia më e madhe në Evropën Juglindore. Ka kryer funksionin e zejtarisë, tregtisë dhe administratës qendrore të asaj kohe. Sot është kompleks kulturo-historik, turistik, zejtar dhe tregtar. Të gjitha ngjarjet që lidhen me qytetin e Gjakovës lidhjen e kanë me zhvillimin e Çarshisë së Madhe. Karakteristikë arkitektonike është ndërtimi i saj, stili i ndërtimit është tradicional, me material vendas: gurë, dru, qerpiçë, qeramidhe e vjetër, plumb etj.

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 19.02.1955-nr.59/55

Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=1259

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker