Ura e Tabakëve gjendet mbi lumin Erenik në jug të qytetit të Gjakovës. Kjo urë lidh Gjakovën me fshatrat në jug dhe qytetet shqiptare si Bajram Curri, Shkodra dhe Kukësi. Ura është ndërtuar në shekullin XVII nga esnafët tabakë. Ura e Tabakut, me gjatësi 127 m dhe me gjerësi 4.03 m, renditet ndër dhjetë urat më të mëdha të ndërtuara gjatë mesjetës në trojet shqiptare. Kjo urë është ngritur mbi 7 qemerë dhe rrethore me hapësirë 14-16 metra. Ura është konservuar dhe përdoret për këmbësorë. Është ndërtuar nga guri i gdhendur dhe në ballinat e urës janë skalitur ornamentet e gdhendura mbi gurë. Transformime ka pasur gjatë luftërave por pas konservimit i është kthyer gjendja origjinale.
Periudha: Osmane
Shekulli: XVIII
Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 02-570/1- 12.12.1962
Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=2810