X
GO

Tuma ilire te ura e Fshejt - Ujzë

Fshati Ujzë - Tuma

Tuma ilire te ura e Fshejt - Ujzë

Nekropoli tumular i Fshejit i takon periudhës së vonë të hekurit (VII-VI p.e.s.) dhe gjatë hulumtimeve arkeologjike të zhvilluara këtu në vitin 2011 u gërmuan pesë tuma, këto me inventar mjaft të pasur të lëndës arkeologjike dhe përcaktuese të kronologjisë së kohës së konsolidimit të etnisë dardane, gjegjësisht të unitetit etnokulturor të tyre. Gjendet rreth 800 m në jug-jugperëndim të Urës së Shenjtë. Riti i varrimit (inhumacion) me vendosje të lirë të trupit dhe kjo e kornizuar me gurë lumi, reflekton njërën nga ritet mortore të popullsisë autoktone, krahas asaj me djegie të kufomës (incernacion).

Periudha: Epoka e Bronzit

Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 1967

Nën mbrojtje të përkohshme, Data e Mbrojtjes: 2011

Nën mbrojtje të përkohshme, Data e Mbrojtjes: 2012

Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8749

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker