X
GO

Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut

Çarshia e Madhe, Rr. Ismajl Qemali

Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut
Shtëpia e Basri Kryeziut është shtëpi tradicionale qytetare e shekullit XIX, periudhë kur është ndërtuar ky tip i banesave qytetare, në të cilat jetonin klasa më e lartë e popullsisë. Objekti ka shërbyer për banim. Kjo shtëpi i përket tipit me çardak, që është i vendosur në mes të fasadës qendrore në etazhe. Çardaku është i tipit të mbyllur me dritare në formë harkore. Fasadën kryesore e karakterizojnë dritaret e vendosura në varg, si në përdhese ashtu edhe në kat. Materialet e përdorura për ndërtim janë vendore, si për shembull guri për ndërtimin e themeleve, qerpiçi për mure dhe druri për konstruksionin e kulmit dhe elemente të tjera si tjegulla tradicionale – qeramidhe, që janë përdorur për mbulimin e kulmit. Meqenëse objekti edhe sot shfrytëzohet për banim, pronari i këtij objekti në fjalë ka ndërruar dritaret me dimensione të njëjta, por me dizajn të ndryshuara (jo sipas origjinalit).

Objekti në enterierin e tij përmban të gjitha elementet që karakterizojnë këtë tip të objekteve siç janë: dhoma e mysafirëve në kat me tavanin dekorativ, qymlekun, dollapët, raftet si dhe pjesët dekorative të çardakut. Të gjitha këto elemente janë të punuara prej drurit kualitativ dhe i gjithë dizajni është punë dore. Si në enterier, ashtu edhe në eksterier, pronari ka bërë disa intervenime vetanake me qëllim të mirëmbajtjes së objektit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. 

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Nën mbrojtje të përkohshme, Data e mbrojtjes: Tetor - 2012

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker