Nekropoli tumular i Ponoshecit ndodhet në parcelat e tokave të njohur me toponimin lokal si Arëza, fare pranë përroit Labenicë. Kjo varrezë me tumula, është e grupuar në pesë tuma të evidentuara deri tani dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 5-6 ha. Tumat në përgjithësi kanë përmasa prej 12 deri në 18 m, ndërsa lartësia e tyre e ruajtur shkon deri në një metër. Gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi të zhvilluara gjatë vitit 2011 rezultuan me një koleksion të larmishëm të gjetjeve të luajtshme dhe të tipareve arkeologjike karakteristike për tumat Ilire. Rezultatet hodhën dritë mbi kronologjinë dhe kulturën materiale duke përcaktuar shtrirjen kohore që nga periudha e bronzit por me një theks të veçantë intensiteti më i madh i përdorimit dhe ripërdorimit të këtyre kodër varreve ndërlidhet me epokën e hekurit të shekujve XII-X p.e.s. si dhe fundit të kësaj kohe gjatë shekujve VI-IV p.e.s., që njihet dhe si lashtësia dardane.
Periudha: Epoka e Hekurit
Nën mbrojtje të përkohshme, Data e Mbrojtjes: 2011
Nën mbrojtje të përkohshme, Data e Mbrojtjes: 2012
Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=9455