X
GO

Shefi i Zyrës së Rumanisë në Kosovë viziton Gjakovën

  • 13.04.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1443
  • 0 Comments
Shefi i Zyrës së Rumanisë në Kosovë viziton Gjakovën

Sot, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor me bashkëpunëtorë të tij si dhe disa biznesmenë nga Rumania.

“Tashmë është i njohur fakti që sot në Gjakovë operojnë biznese jashtëzakonisht të suksesshme të cilat kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtar Jam shumë i lumtur që kjo i ka nxitur ata që të shprehin interesimin për të investuar në komunën tonë. Ndërkohë, i’u ofrova gatishmërinë e plotë për bashkëpunim mes nesh për të sjellë në Gjakovë biznese dhe suksese të reja të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë” është shprehur ndër të tjera Kryetari Gjini.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker