X
GO

Në Gjakovë marshohet për 1 qershor

  • 01.06.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1176
  • 0 Comments
Në Gjakovë marshohet për 1 qershor

Sa fytyra të njoma, buzëqeshje të ëmbla, e sy plotë shpresë, pamë sot në rrugët e qytetit tonë.

Fëmijë të shumtë ju bashkuan marshit me moton “Marsho, mos më uro, më respekto”, aktivitet i organizuar nga shoqata Handikos, në shënim të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Këto krijesa të ëmbla gjatë marshimit të tyre, u shoqëruan edhe nga Kryetari Ardian Gjini.

Kryetari Gjini, gjatë fjalimit të tij, theksoj se fëmijëve përveç se duhet të ju ofrojmë kushte për zhvillim, mbi të gjitha duhet t’iu dhurojmë shumë dashuri.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker