X
GO

Në Gjakovë shënohet Dita Botërore e Ujit

  • 22.03.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1341
  • 0 Comments
Në Gjakovë shënohet Dita Botërore e Ujit

Sot, në shënim të ditës botërore të ujit, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mori pjesë në një organizim në Impiantin e “KRU GJAKOVA”.

Kryetari Gjini, gjatë fjalimit të tij, u shpreh i lumtur se është arritur që të shtrihet rrjeti i furnizimit me ujë cilësor, në pothuaj secilën zonë të komunës tonë. Por, ai deklaroi se duhet që bashkërisht të punohet në trajtimin e ujërave të zeza, sidomos nëpër fshatra. E me theks të veçantë, pastrimin e lumenjve nga ujërat e ndotura.

Ndërsa U.D. Drejtori i “KRU Gjakova”, Visar Hasi, u shpreh se Gjakova me rrethinë ka stabilitet në aspektin e furnizimit me ujë cilësor 24/7 . Por, ai apeloji që të ngritët vetëdija qytetare në aspektin e kursimit të ujit, pasi që kostoja e shpenzimeve është relativisht e lartë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker