X
GO

Muzeu Etnografik

Çarshia e Vogël, Rr. Nëna Terezë

Muzeu Etnografik

Objekti gjendet mu në qendër të qytetit, përballë Kuvendit Komunal në Gjakovë. Është ndërtuar në vitin 1810 nga familja Sina. Shtëpia është ndërtuar në dy etazhe p+1. Etazhi i përdheses është përdorur si depo, ndërsa pjesa e lartë për banim. Pjesa e banimit ka katër dhoma dhe dy ballkone. Materiali i përdorur është tulla, guri dhe druri. Për vlera të larta dekorative dallohen sidomos dhoma e madhe që gjendet në krahun e majtë të ndërtesës dhe qymlekët me furrat e tyre të cilat gjenden të vendosura në të katër dhomat. Korridori i ndan dhomat nga njëra-tjetra dhe në planimetri paraqitet në formë kryqi. Shtëpia me kohë ka pësuar ndryshime. Pjesa e përparme ka pasur dy dhoma të miqve dhe stallën me pleme ku është deponuar ushqimi i kafshëve. Po ashtu shtëpia ka pasur shtëpinë e zjarrit në përdhese, ndërsa në kat mbi shtëpinë e zjarrit kanë qenë edhe dy kthina ndihmëse që kanë qenë të vendosura prapa shtëpisë por që sot nuk ekzistojnë. Në vitin 1918 kjo shtëpi është shitur nga pronarët dhe ka kaluar si pronë e Haxhi Osman Boshnjakut, gjersa kuvendi komunal i Gjakovës me anë të një kontrate me pronarët e ka shndërruar atë në muze etnografik duke u mbështetur në vlerat arkitektonike dhe artit popullor të objektit.

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 31.12.1955-nr.1093/55

Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=3207

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker