X
GO

Teqeja e Sheh Danjollit

Mahalla e Qerimit - Bashkësia lokale Nr.1, Rr. Nënë Tereza

Teqeja e Sheh Danjollit

Objekti gjendet në rrugën kryesore në hyrje të qytetit nga Peja. Teqeja është ndërtuar nga Sheh Danjolli, ku edhe sot njihet me këtë emër. Objekti është ndërtuar në shek. XIX. Teqeja është ndërtesë sakrale-islamike dhe i takon sektit Rufaji. Ky objekt përbëhet prej pjesës kryesore samahanes-vendi ku bëhen ziqet dhe mblidhen për ceremoni të dervishëve, tyrbes me varreza të njerëzve eminentë të vendit si dhe teqesë. Samahanja ka një bazë katrore dhe brendësia e saj është dekoruar me piktura murale (figura gjeometrike arkitekturale dhe citate të Kuranit). Këto dekorime i takojnë periudhës së ndërtimit të këtij objekti. Muret mbajtëse të objektit janë me një hark, për ndërtim janë përdorur tullat e pjekura, tulla qerpiçi, llaç gëlqeror, llaç qerpiçi dhe mbulesa është me qeramidhe tradicionale.

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 15.05.1978 nr.02-217

Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=2507

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker