Mbi një kodër të lartë rreth 500 metër mbi nivelin e detit, në pjesën veriore të fshatit Cërmjan, me një pozitë dominuese gjeostrategjike, pozicionohet Suka e Cërmjanit një vend gjetje arkeologjike njohur dhe si Kështjella e Cërmjanit. Muret e saj përcjellin izohipsat e konfiguracionit të terrenit shkëmbor në një sipërfaqe prej rreth 1.3 hektarë. Kështjella e Sukës së Cërmjanit i ka të gjitha tiparet e një vendbanimi të fortifikuar të Antikitetit të Vonë, por në bazë të dokumentimit arkeologjik, aty është dëshmuar vazhdimësia e jetës që nga Periudha e Hekurit e deri te Periudha e Mesjetës së Hershme. E veçanta e kësaj kështjelle është komunikimi visual me; Kështjellën e Dollcit dhe kështjellën e Jerinës së Pogragjës të Klinës në veri, me kështjellën e Radacit dhe të Jabllanicës së Pejës në veriperëndim, qyteti i Gjakovës shihet në horizont drejt jugperëndimit, fortesa e Zatriqit të Rahovecit shihet në verilindje-lindje, si dhe drejt jugut shfaqen peizazhet e kodrinave dhe fushave të cilat shkojnë deri tek këmbët e bjeshkës së Pashtrikut.
Periudha: Epoka e Bronzit
Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: E.K. 02-108/70
Nën mbrojtje të përkohshme, Data e Mbrojtjes: 2011-2012
Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=6583