X
GO

Komuna e Gjakovës dhe USAID me projekt të ri 5 vjeçar

  • 23.05.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1249
  • 0 Comments
Komuna e Gjakovës dhe USAID me projekt të ri 5 vjeçar

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në një takim pune znj. Zeinah Salahi, drejtoreshë e misionit të USAID në Kosovë, James Evans Butler, drejtor i zyrës për Demokraci dhe Qeverisje si dhe Jeton Cana, specialist i Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike nga USAID.

Ata diskutuan për implementimin e projektit të ri 5 vjeçar “Integriteti i Komunave të Kosovës”, partner i të cilit do të jetë edhe Komuna e Gjakovës. Fokus i këtij projekti do të jenë menaxhimi i financave publike sidomos prokurimi komunal dhe përforcimi i mekanizmave të llogaridhënies.

“Jam i lumtur për implementimin e projekteve të deritanishme si dhe për projektet në vazhdimësi që mbështeten nga USAID në Komunën e Gjakovës” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker