X
GO

Fillon ndërtimi i shkallëve dhe rrugëve me kubëza në Çabrat

  • 27.06.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1505
  • 0 Comments
Fillon ndërtimi i shkallëve dhe rrugëve me kubëza në Çabrat

Rreth 85 mijë Euro është investimi i komunës së Gjakovës, falë të cilit shumë shpejtë qasja nga qyteti deri në kodrën e Çabratit do të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e tri segmenteve të reja, të cilat përfshijnë shkallë dhe rrugë të kubëzuara e të cilat do ta lidhin qytetin me kodrën e Çabratit.

Në nisje të punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se ky investim, përpos se do t'iu lehtësojë lëvizjen banorëve të lagjes, do të jetë edhe si atraksion për qytetarët dhe vizitorët tjerë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker