X
GO

Fillon ndërtimi i 3 akseve rrugore në Fshaj dhe Ujz

  • 13.07.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 2047
  • 0 Comments
Fillon ndërtimi i 3 akseve rrugore në Fshaj dhe Ujz

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka parë nga afër nisjen e punimeve për ndërtimin-asfaltimin e tri akseve rrugore të gjata 1700 metra në fshatrat Ujz dhe Fshaj.

Ai është shprehur i lumtur për këtë investim të domosdoshëm për banorët e kësaj ane i cili do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së jetesës së tyre.

“Pavarësisht sfidave që po përballemi si pasojë e rritjes së cmimeve, të gjitha projektet infrastrukturore po vazhdojnë të implementohen sipas dinamikës së paraparë. Vit më i vështirë. Prapseprapë nuk ndalemi” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker