Rreth Nesh

RRETH PORTALIT

Komuna e Gjakovës, përmes këtij portali institucional qëndron më afër banorëve të saj dhe prezanton Gjakovën e sotme dhe të shkuar, duke ofruar informata të nevojshme për secilën fushë të interesit. Qytetarët e Komunës do të kenë mundësinë që përmes këtij portali të kenë qasje në informata dhe njoftime të cilat transmetohen në vazhdimësi si aktivitete dhe të dhëna tjera. Gjithashtu, këtu do të njiheni më shumë edhe me projektet dhe raportet të cilat pasqyrojnë objektivat dhe të arriturat e Komunës së Gjakovës, si dhe do të keni mundësinë në qasje direkte në fushat përkatëse të interesit me të cilat do të njoftoheni në mënyrë të detajuar. 


Portali është i pajisur me informata ditore, me njoftime, shpallje, plane rregulluese, projekte strategjike, rregullore, investimet, trashëgiminë kulturore, artin, historinë, sportin, turizmin, bizneset, shërbimet shoqërore, procedurat administrative, mundësitë ligjore për qasje në dokumente publike, etj. Portali ofron mundësinë e promovimit të Gjakovës në fushën e investimeve, turizmit dhe argëtimit, duke i'u ofruar të gjithë të interesuarve, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, qasje direkte dhe të lehtë për çfarëdo informate që ju nevoitet për Gjakovën. Në mënyrë që ky portal të pasurohet çdo ditë dhe më shumë, kërkohet edhe kontributi i qytetarëve të Komunës së Gjakovës, të cilët me përvojat, risitë dhe rekomandimet e tyre mund të kontribuojnë që Gjakova të jetë sa më mirë e përfaqësuar virtualisht dhe të gjitha bizneset kanë mundësi të promovojnë biznesin e tyre, duke e përdorur sektorin e Biznesit. 

Për tu bërë pjesë e portalit dhe përdorimit të të gjitha moduleve që përmban ky portal, ju duheni që paraprakisht të hapni një llogari në Gjakova Portal dhe në momentin që do pranoni konfirmimin në emailin që vendosni në hapje të llogarisë, ju mund të: 

  1. Regjistroni apo Promovoni Biznesin/OJQ-në e juaj. 
  2. Komentoni apo kërkoni sqarime shtesë rreth Projekteve që investon Komuna. 
  3. Caktoni termin me Kryetarin apo Drejtorët e Administratës Komunale. 
  4. Bëheni pjesë e e-punësimit, e-shpenzimit dhe e-kërkesës. 

Për më shumë detaje rreth përdorimit të Portalit të Gjakovës, mund të klikoni në menyne NDIHMA dhe kërkoni manualin e përdorimit.