X
GO
News and Events
Vazhdon projekti 'Nisma e Komunës Mike ndaj Fëmijëve' 18.06.20210

Vazhdon projekti 'Nisma e Komunës Mike ndaj Fëmijëve'

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për vazhdimin e projektit “ Nisma e Komunës Mike ndaj Fëmijëve”. “Një memorandum si ky, është një thirrje për gjithpërfshirje dhe llogaridhënie ndaj fëmijëve tanë, duke çuar përpara të drejtat e tyre të udhëzuara nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Si Kryetar Komune, jam gjithmonë falenderues ndaj UNICEF-it dhe Shefit Sahin për këtë memorandum mirëkuptimi dhe gjithë mbështetjen e ofruar në shumë projekte të tjera të rëndësishme për Gjakovën në tri vitet e kaluara. E falenderova atë nga zemra për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Gjakovës dhe mbi të gjitha që është bërë një mik i dashur për komunën tonë. Ndërkohë, i urova suksese në rrugëtimin e tij të ri në karrierë” u shpreh Kryetari Gjini.

 

Fillon renovimi-rrethimi i terreneve sportive 11.06.20210

Fillon renovimi-rrethimi i terreneve sportive

Ka filluar faza e parë e projektit për renovimin–rrethimin e terreneve sportive nëpër lagje të komunës së Gjakovës. “Jam tejet i lumtur që sot nisëm një projekt i cili do të përmirësojë kualitetin e jetesës nëpër lagje dhe mbi të gjitha fëmijët tanë do të jetojnë shëndetshëm, larg teknologjisë. Fazën e parë të renovimit – rrethimit të terreneve sportive e filluam në lagjen Brekoc, për të vazhduar në ditët në vijim edhe në dy lokacione të tjera të komunës tonë. Vlera financiare e një projekti si ky nuk është e lartë në krahasim me ndikimin pozitiv që do të sjellë në lagjet tona dhe veçanërisht në masivizimin e sportit në komunën tonë. Një koncept si ky do të intensifikohet në fshat dhe qytet” deklaroi Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Fillon ndërtimi i kanalizimit në Pikën e Zezë 09.06.20210

Fillon ndërtimi i kanalizimit në Pikën e Zezë

Filloi zgjidhja e një problematike të kahmotshme, pikërisht ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në pjesën e njohur si Pika e Zezë. Me këtë projekt do të sanohet edhe kullimi i prurjeve të shumta nga Rezinat por edhe do të zgjidhet qështja me kanalizimet fekale. Me të njejtën kontratë do të kemi mundësi të ndërhyjmë edhe në një tjetër kanal problematik në Rogovë të Hasit. “Do të racionalizohemi dhe do të arrijmë të punojmë edhe me ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve por njëkohësisht edhe me rrugë. Kjo pjesë që ka qenë një pikë e rrezikshme sidomos për fëmijët, poashtu e rrezikshme edhe për shëndetin publik për shkak të kundërmimit, shumë shpejtë do të finalizohet me sukses” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

RSS

Theme picker

More
Vacancies and Notices
Shpallje e Rekrutimit, pozitat Mjek i Përgjithshëm 30.04.20210

Shpallje e Rekrutimit, pozitat Mjek i Përgjithshëm

Në bazë të nenit 67 dhe 68, te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS -  Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) dhe Drejtor  dhe Zëvendësdrejtor në Shkollën e Mesme të Lartë (SHML) 15.03.20210

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS - Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) dhe Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në Shkollën e Mesme të Lartë (SHML)

Në bazë të nenit 67 dhe 68 tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 të Ligjit Nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, nenit 23 të Ligji Nr.04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe Udhëzimit Administrativ (MASH) Nr.151/2020 Për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit të Institucionit Publik Edukativo- Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratës dhe Emërimit të Përkohshëm i dt.22/12/2020, Komuna e Gjakovës shpall:

RSS

Theme picker

More