X
GO
Događaji i vesti
Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Brovinë 09.10.20200

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Brovinë

Investimet në infrastrukturë rrugore po vazhdojnë edhe këto ditë në mbarë komunën e Gjakovës. Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e 9-të segmenteve rrugore në një gjatësi prej rreth 1 kilometër dhe një ure në fshatin Brovinë, duke e kompletuar kështu në tërësi infrastrukturën në këtë fshat.

Vlera e përgjithshme e këtij investime është rreth 64 mijë euro dhe pritet të përmbyllet në një afat një vjeçar.

Gjatë fillimit të punimeve, në këtë fshat ka qëndruar edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili duke shprehur kënaqësinë që infrastruktura rrugore po përmbyllet në këtë fshat, ka bërë të ditur se gjatë vitit tjetër, komuna do t’i japë prioritet kanalizimin dhe ndriçimit, për ta bërë Brovinen dhe fshatrat tjerë të komunës së Gjakovës, fshatra modernë dhe të denjët për banorët e vet.

Së shpejti Gjakova do të bëhet me Galeri të Arteve 09.10.20200

Së shpejti Gjakova do të bëhet me Galeri të Arteve

Komuna e Gjakovës ka filluar investimet në rehabilitimin dhe rifunksionalizimin e një pjesë të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke ofruar kështu ambiente më të përshtatshme për qytetarët dhe adhuruesit e arteve të ndryshme.

Me një shumë prej rreth 20 mijë eurosh, në këtë objekt pritet të vihet në funksion galeria e arteve si dhe të sigurohet teknika e zërimit për sallën universale.

Gjatë ditës, këto ambiente i ka vizituar edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se shumë shpejtë Gjakova do ta ketë njërën ndër galeritë më moderne në Kosovë, ndërsa salla universale e pallatit do të ketë një sistem modern të zërimit, i cili do të jenë në dispozicion të të gjitha llojeve të aktiviteteve që do të organizohen në këtë sallë.

Nisin punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në shkollën Kadri Kusari 09.10.20200

Nisin punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në shkollën Kadri Kusari

Nxënësit e Shkollës “Kadri Kusari”, prej vitit tjetër do t’i gëzohen sallës së re të edukatës fizike. Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur sot, ndërsa në ceremoninë e fillimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Ky objekt që do të kushtojë rreth 200 mijë euro, do të ketë një hapësirë totale prej 750 metrash katror dhe pritet të jetë ndër sallat më moderne të Edukatës Fizike.

Gjatë fillimit të punimeve, kryetari Gjini ka thënë se ndihet i kënaqur që me këtë investim do të krijohen kushte më të mira për nxënësit e kësaj shkolle.

RSS

Theme picker

Više
Objave i Saopštenja
Shpallje - Sekretareve të shkollave 20.10.20200

Shpallje - Sekretareve të shkollave

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS Zëvendësim 20.10.20200

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS Zëvendësim

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

RSS

Theme picker

Više