Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e dhjetë për këtë vit, ku nga Armend Behluli, udhëheqës i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, janë dhënë disa informata mbi zbatueshmërinë e Planit të Veprimit për Komunitetin Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptianë në Komunën e Gjakovës, si dhe për gjendjen e përgjithshme të komuniteteve joshumicë në komunën e Gjakovës.