Marre parasysh Vendimin e ri te Qeverise për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia Covid, nga sot date 02.11.2020 Komuna e Gjakovës me institucionet relevante ka vendosur qe shërbimi për pacientet pozitive me Covid -19 te cilët janë me Terapi Paranterale te behet vetëm ne Qendrën E Mjekësisë Familjare “Emin Duraku” e cila gjendet pranë shkollës me te njëjtin emër.
Të njëjtit nëse nuk kane mundësi ti bëjnë vizitat ne këtë qendër , i lusim qe te thërrasin ne numrin 0390 326-749 dhe shërbimin nga personeli shëndetësor do ta marrin përmes vizitave ne shtëpitë e tyre. Kjo qendër do te punoje çdo dite nga ora 09:00 deri ne ora 21:00 edhe gjate ditëve te vikendit.
Po ashtu, referuar Vendimit te Qeverise shtabet komunale për parandalimin e epidemisë , Drejtoria për Shëndetësi dhe QKMF-te do ta mbikëqyrin deri ne dy jave ecurinë e shëndetit te personave te infektuar, dhe ti raportojnë ne baza ditore Qendrës Rajonale te Shëndetit Publik-IKSHP për aktivitet e ndërmarra dhe për situatën ne teren.