Informativni Centar: 0800 60000, 0800 60001 (besplatno) | [email protected]
Faza e parë e punimeve për sanimin e rrugëve me kubëza në tërë pjesën e vjetër të qytetit ka përfunduar dhe nga dita e sotme kjo zonë e qytetit është e lirë për qarkullim të automjeteve.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Drejtoresha e OJQ-së “SHE ERA”, Mirlinda Kusari Purrini, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit për ujë të pastër në Gjakovë dhe Kukës.
Kanë nisur sot punimet për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Nënë Tereza” në qendër të Gjakovë.
Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën për shkak të respektimit të afateve ligjore, është prezantuar Informata e parë financiare, konkretisht për 3 muajt e parë të vitit 2020.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Zëvendës Ministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj. Ata diskutuan rreth situatës së përgjithshme me COVID-19 në komunën e Gjakovës.
Për nder të dëshmorëve dhe martirëve të Çabratit, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë dhe veteranë të UCK-së në Gjakovë, kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe martirëve si dhe në Kompleksin Memorial në Çabrat.