X
GO

Mbahet mbledhja e rradhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 14.05.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Broj pregleda: 2964
  • 0 Comments
Mbahet mbledhja e rradhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën për shkak të respektimit të afateve ligjore, është prezantuar Informata e parë financiare, konkretisht për 3 muajt e parë të vitit 2020.

Informata Financiare janar – mars 2020, është prezantuar nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, ndërsa me miratimin unanim të anëtarëve të KPF-së e njëjta do të kalojë për diskutim në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal.

Me kërkesë të subjekteve opozitare, KPF-ja ka vendosur që në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, të diskutohet edhe për pasqyrën financiare gjatë periudhës së pandemisë, si dhe për projektin për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Nënë Tereza”.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker