X
GO

Institucionet Shëndetësore

SISTEMI I KPSH - GJAKOVË

Show Locations 

1.QKMF

Vendi: Gjakovë
Kontakti: 0390 / 324 - 234
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Konsultant Pediatrik dhe Internistik, Laboratorike, Stomatologjike, Emergjente, Vaksinimit, Intervenimet Infermierore dhe Barnatorja Qendrore
Orari i punës: 24 h
Pergjegjësi: Dr. Violeta Xërxa Thaqi, Dr. Gonxhe Zarari, Kryinf. Leonora Bakija

 

2.QMF ÇABRATI / nr 1

Vendi: Gjakovë
Kontakti: 0390 / 327 - 713
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Stomatologjike, Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Teuta Shllaku, Kryinf. Luljeta Dahsyla

 

3.QMF EMIN DURAKU / nr 2

Vendi: Gjakovë
Kontakti: 0390 / 326 - 749
Shërbimet: Shërbime Mjekësore, Stomatologjike, Vaksinim dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Shqipe Qarkaxhija, Kryinf. Florije Malota

 

4.QMF BREKOC / nr 3

Vendi: Gjakovë
Kontakti: 0390 / 327 - 815
Shërbimet: Shërbime Mjekësore , Stomatologjike, dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Musa Halilaj, Kryinf. Igballe Hoxha

 

5.AMF DOLI

Vendi: Fshati Dol
Kontakti: 044 / 122 - 589
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Gjovalin Lleshi

 

6.QMF ORIZE / nr 4

Vendi: Gjakovë
Kontakti: 0390 / 323 - 950
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Stomatologjike, Vaksinimit, Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Ardiana Shtaloja, Kryinf. Teuta Qarkagjija

 

7.QMF ERENIKU / nr 5

Vendi: Gjakovë
Kontakti: 0390 / 325 - 682
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Stomatologjike, Vaksinimit, Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: UD. Dr. Fluter Shehu, Kryinf. Vjollca Muhaxhiri

 

8.QMF PONOSHECI / nr 6

Vendi: Fshati Ponoshec
Kontakti: 0390 / 370 - 022
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Stomatologjike, Vaksinimit, Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Hajrije Shabani, Kryinf. Florije Ukshini

 

9.AMF KORENICA

Vendi: Fshati Korenice
Kontakti: 044 / 334 -993
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Qaush Krasniqi

 

10.AMF GUSKA

Vendi: Fshati Guske
Kontakti: 044 / 209 - 750
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Melihate Asllani

 

11.AMF BABAJ I BOKES

Vendi: Fshati Babaj i Bokes
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Florije Tahiraj

 

12.AMF SHEREMET

Vendi: Fshati Sheremet
Kontakti: 044 / 422 - 894
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Lytafete Hulaj

 

13.AMF MULLIQ

Vendi: Fshati Mulliq
Kontakti: 044 / 857 - 531
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Antigona Hyseni

 

14.QMF CERMJANI / nr 7

Vendi: Fshati Cermjan
Kontakti: 0390 / 325 - 551
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Stomatologjike, Vaksinimit, Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Selim Mehmeti, Kryinf. Kumrije Aliu

 

15.AMF BEC

Vendi: Fshati Bec
Kontakti: 044 / 253 - 286
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Shpresa Aliqkaj

 

16.AMF DOBLIBARE

Vendi: Fshati Doblibare
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Dërgohen Infermieret nga QKMF me rradhë 

 

17.AMF GERGOC

Vendi: Fshati Gergoc
Kontakti: 044 / 386 - 367
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Shefkije Nimonaj

 

18.AMF KRELANI

Vendi: Fshati Krelan
Kontakti: 044 / 383 - 004
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Muhamet Kadrija

 

19.AMF SHQIPONJE

Vendi: Fshati Shqiponjë
Kontakti: 044 / 349 -194
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Valbona Ademaj

 

20.QMF SKIVJANI / nr 8

Vendi: Fshati Skivjan
Kontakti: 0390 / 324 - 919
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Stomatologjike, Vaksinimit, Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Selvije Jakurti, Kryinf. Amella Llapi

 

21.AMF DUJAKA

Vendi: Fshati Dujakë
Kontakti: 044 / 358 - 231
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Besa Frrokaj

 

22.AMF NOVOSELLA

Vendi: Fshati Novosellë
Kontakti: 044 / 122 -980
Shërbimet: Shërbime Mjekësore, Stomatologjike dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Vera Frrokaj, Inf. Lajde Hajdaraj

 

23.QMF ROGOVË / nr 9

Vendi: Fshati Rogovë
Kontakti: 0390 / 374 - 202
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Stomatologjike, Vaksinimit, Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Kujtim Zarari, Kryinf. Nuredin Shala

 

24.AMF LIPOVEC

Vendi: Fshati Lipovec
Kontakti: 044 / 206 -387
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Albert Sefa

 

25.AMF BISTRAZHIN

Vendi: Fshati Bistrazhin
Kontakti: 044 / 143 -699
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Gjyle Nokaj

 

26.AMF DAMJAN

Vendi: Fshati Damjan
Kontakti: 044 / 312 - 646
Shërbimet: Shërbime Mjekësore dhe Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 14:30
Pergjegjësi: Inf. Lulzim Krasniqi

 

27.QMF DARDANI / nr 10

Vendi: Gjakovë
Kontakti: 0390 / 324 - 918
Shërbimet: Shërbime Mjekësore Specialistike, Stomatologjike, Vaksinimit, Intervenimet Infermierore
Orari i punës: 07:00 - 21:30
Pergjegjësi: Dr. Ferderije Ndou, Kryinf. Begije Myrta

 

HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË SHËRBIMIT SHËNDETËSOR NË GJAKOVË

Gjatë kohës së okupimit fashist e deri në përfundim të LDB (1941-1945) në Gjakovë ka punuar një mjek infermieri Xhafer Zhubi dhe mamia Zejnepe Dushi, në ambulancën shtetërore, kurse një mjek hebre ka pasur ambulancë private.
Menjëherë pas LDB, më 1945, në Gjakovë në Gjakovë ka punuar mjeku i mirënjohur dr. Daut Mustafa. Në fillim si mjek i praktikës së përgjithshme ka qenë tepër i ngarkuar me vizita të sëmurësh, jo vetëm në ambulancë, por edhe në shtëpitë e të sëmurëve.
Për herë të parë në Gjakovë në vitin 1946-1947 formohet shërbimi spitalor, në objektin e shtëpisë së vjetër të kulturës. Në të ishin vendosur 20 shtretër. Mjekët e parë që filluan punën në atë spital kanë qenë dr. Ana Gjakova, me prejardhje ruse, dhe bashkëshorti i saj Leonid Gjakova, të cilët me angazhimin e familjes Dushi, erdhën nga Podujeva. Që të dy u angazhuan në organizimin e punës në shërbimin ambulator, në afërsi të spitalit. Bashkë me ta, si infermierë punuan: Isa Qarkaxhija, Caja Ganiq, Din Tabaku dhe një pastruese. Dini punonte edhe si kuzhinier i spitalit. Që të tre sihin aftësuar për punë gjatë shërbimit ushtarak.

 

Si në çdo vend tjetër edhe  në Komunën e Gjakovës popullata është mjekuar nga persona laikë dhe zanafilla niset qysh në kohë shumë të lashta. Këta ofrues të ndihmës shëndetësore nuk kanë pasur përgatitje shkollore dhe as njohuri shkencore për t’i trajtuar të sëmurët dhe për t’i shëruar sëmundjet. 

Zhvillimi i shëndetësisë në komunën e Gjakovës zanafillën e vet e ka gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20. Hapi i parë (i shënuar si histori) në këtë drejtim në ofrimin e shërbimeve shëndetësorë nga Doktorë të Mjekësisë është hedhur në vitin 1946, me ardhjen e dy mjekëve bashkëshortë rusë( Launid e Ana), mjekë të mjekësisë së përgjithshme, me përvojë të gjatë pune, të cilët e organizuan punën në ambulancë, dhe për herë të parë kryen edhe punë spitalore, e cila ka rëndësi të veçantë në shëndetësi, edhe pse në rrethana tejet të vështira, me mungesë kuadrosh dhe të lokalit për vendosje. Që nga ai vit zuri të zhvillohet shëndetësia në Gjakovë, edhe  pse me hapa të ngadaltë, por të sigurt. 

 

 

Shtëpia e Esat Berishes

Shtëpia e Esat Berishes

 

Ata punuan në shtëpi private, pronë e Esat Berishës, në qendër të qytetit(përballë kazermës së ushtrisë). Me ta pununan edhe gjakovarët Skender Xërxa, për punët e regjistrimit të  recetave dhe udhëzimeve, ndërsa për mbajtjen e rendit është kujdesur Bektash Sadiku. 

Më vonë në sistemin shëndetësor janë angazhuar edhe mjekë tjerë. Por shëndetësia në Gjakovë zhvillohet në fillim të viteve 70, kur angazhohen një grup i mjekëve të rinj vendas, që ishin diplomuar në mjekësi.    

Vlen të theksohet se kujdesi parësorë shëndetësor deri në vitin 1999 ishte i bazuar në sistemin Semashko (i ashtu quajturi organizmi i shërbimeve shëndetësor në bllokun politik lindor).
Në vitin 1965, u ndërtua ambulanca e përgjithshme e re. Objekti u ndërtua në “Fushën e Sahatit”.

Bazuar në ligjet e kohës, ambulanca u quajt “Shtëpia e Shëndetit”, dhe ishte e integruar në kuadër të Spitalit “Isa Grezda”. 

 

 

Pas vitit 2000 fillon reforma në shëndetësi në të cilën Kosova përcaktohet që shërbimin shëndetësorë të e organizojë në 3 nivele: 

 

Kujdesin Parësorë Shëndetësor ( i menaxhuar nga Komuna përmes të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale); 

Kujdesit Dytësorë Shëndetësorë – 

Spitali Rajonal “Isa Grezda” 
Qendra e Shëndetit Mental
Shtëpia integruese
Dhe Instituti i Mjekësisë së Punës 

 

 

 

Kujdesi dytësorë dhe Instituti i Mjekësisë së Punës menaxhohen nga autoriteti i Ministrisë së Shëndetësisë. 

Në Komunën e Gjakovës janë të përfaqësuar dhe e zhvillojnë aktivitetin që të tri këto nivele shëndetësore.

KPSH në Gjakovës organizohet bazuar në Ligjin për Shëndetësi dhe në Statutin e QKMF-së e i cili i siguron pozitën e personit juridik. 

Sistemi i KPSH së Gjakovës e siguron mbrojtjen shëndetësore parësore të popullatës e cila jeton në regjionin gjeografik dhe administrativ të komunës së Gjakovës, duke e zbatuar konceptin e Mjekësisë Familjare. 

 


Kujdesi Parësorë Shëndetësor 

Misioni 

Sistemi i Kujdesit Parësor Shëndetësor të Gjakovës bazohet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta, të ndërtuara mbi parimet e konceptit të Mjekësisë Familjare, të drejtuara nga nevojat dhe kërkesat  e individëve, familjeve dhe bashkësisë, me synim promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit. 

Vizioni 

Arritja e shëndetit më të mirë të mundshëm të popullatës përmes jetësimit të plotë të konceptit të Mjekësisë Familjare është vizioni i sistemit të KPSH të Gjakovës. 

Qellimi dhe objektivat 

Qëllimi kryesorë i sistemit të Kujdesit Parësor Shëndetësor është përmirësimi i shëndetit të popullatës, përmes sigurimit të shërbimeve shëndetësore të arritshme, të leverdishme, gjithëpërfshirëse, të vazhdueshme dhe të koordinuara, në të gjitha institucionet.
Duke reflektuar mbi nevojat dhe sfidat që paraqiten në të sotmen, sistemi i Kujdesit Parësor Shëndetësor do të:
Garanton barazi në dhënien e shërbimeve, drejtësi sociale dhe përfshirje të gjithë qytetarëve në kujdesin për shëndetin e tyre.
Forcon konceptin e sistemit i cili është i orientuar në përmbushjen e nevojave në rritje për shërbime shëndetësore me qëllim të arritjes së indikatorëve sa më të mirë të shëndetit të popullatës dhe performancës së vet.
Promovon dhe do të e mbron shëndetin e individëve dhe bashkësisë duke i integruar politikat dhe aktivitetet e shëndetit publik dhe promovuar shfrytëzimin sa më racional të resurseve ekzistuese.
Promovon dhe mbështetë përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të individëve dhe përfaqësuesve të bashkësisë, në vlerësimin dhe planifikimin e nevojave lokale për shërbime shëndetësore, duke bërë të mundur forcimin e besueshmërisë dhe përgjegjësisë së autoriteteve shëndetësore në mesin e popullatës, me qellim të realizimit sa më të përpiktë të politikave të përcaktuara si dhe përmbushjen e zotimeve të tyre.

Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker