X
GO

Përurohet Fontana e Re në Parkun e Qytetit

  • 19.03.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 1321
  • 0 Comments
Përurohet Fontana e Re në Parkun e Qytetit

Është përuruar Fontana e Re në Parkun e Madh të Qytetit, një element ky që e plotëson funksionalizimin e mëtejshëm të kësaj pjese të qytetit.

Fontana e re e cila ka kushtuar rreth 18 mijë euro, është donacion nga organizata “StrayCoCo” e udhëhequr nga aktivistja Helen Wormser, e cila ka shfaqur dëshirën që të investojë në parkun e madh të Gjakovës si njëri prej parqeve më të veçantë në tërë Kosovën.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të kësaj fontane, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini e ka falënderuar donatoren, ndërsa ka shtuar se ky nuk është investimi i fundit në parkun e qytetit, pasi parku është një projekt i gjallë, që çdo ditë e më tepër po merr formë dhe pamje, duke u shndërruar në një lokacion të pëlqyer e të mirëpritur nga qytetarët.

Përveç pjesës dekoruese, kjo fontanë do të shërbejë edhe për shuarjen e etjes së qytetarëve frekuentues të parkut, por një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe kafshëve, pasi aty është konceptuar edhe një vend ku ato mund ta shuajnë etjen.

Një investim i tillë është tejet i mirëseardhur për Gjakovën dhe qytetarët e saj, të cilët tashmë mbetet ta shfrytëzojnë por edhe ta mbrojnë nga dëmtimet këtë element dekorativ në parkun e qytetit tonë.

Kryetari Gjini dhe Ministri Mustafa me marrëveshje të re

  • 17.03.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 1168
  • 0 Comments
Kryetari Gjini dhe Ministri Mustafa me marrëveshje të re

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e përfaqësuar nga ministri Besian Mustafa.

Marrëveshja për bashkëfinacimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në komunën e Gjakovës” parashihet që të zhvillohet në një afat tre vjeçar dhe ka një kosto totale prej 302,587.17€ nga të cilat 90 përqind e mbështetjes sigurohet nga MBPZHR dhe vetëm 10% nga buxheti komunal.

Kryetari Gjini pret në takim Komandantin e Ri të KFOR-it Italian në Kosovë

  • 11.03.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 1246
  • 0 Comments
Kryetari Gjini pret në takim Komandantin e Ri të KFOR-it Italian në Kosovë

Kyetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim njohës Komandantin e Ri të Kforit Italian në Kosovë, Kolonel Francesco Maioriello dhe kolegët e tij.

 

Ai i ka falënderuar për vizitën dhe i ka informuar për projektet që po zhvillohen në vazhdimësi në Komunën e Gjakovës si dhe për situatën aktuale me COVID-19. Ndërkaq, ai ka shprehur gatishmërinë dhe të kolegëve të tij që të vazhdojnë bashkëpunimin me Kforin Italian në Kosovë për projekte të ardhshme në të mirë të banorëve të k

Kryetari Gjini pret në takim njohës Komandantin e ri të Stacionit Policor

  • 03.03.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 1318
  • 0 Comments
Kryetari Gjini pret në takim njohës Komandantin e ri të Stacionit Policor

Kryetari i Komunës Ardian Gjini priti në takim drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta dhe komandantin e Stacionit Policor, Major Milazim Lumi në takim njohës.

Gjithashtu kolonel Graishta i dhuroi kryetarit Gjini pllakë mirnjohjeje për bashkëpunimin e veçantë mes dy institucioneve, Komunës së Gjakovës dhe Policisë së Kosovës.

Gjini dhe Abrashi me marrëveshje për projekte të reja infrastrukturore në Gjakovë

  • 26.02.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 1320
  • 0 Comments
Gjini dhe Abrashi me marrëveshje për projekte të reja infrastrukturore në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Gjakovë!

Përmes këtij memorandumi mundësohet ndërtimi i rrugës hyrëse në Gjakovë nga ana veriore, asaj nga drejtimi i Pejës dhe i rrugës transite që lidhë rrugën hyrëse nga Peja me rrugën hyrëse nga Prishtina, bashkë me asfaltimin e shtatë rrugëve të tjera.

Ministri Abrashi dhe Kryetari Gjini janë shprehur të lumtur për këtë marrëveshje e cila është shumë e rëndësishme për mirëqenien e banorëve të komunës tonë.

Të gjitha këto projekte do të financohen nga Ministria e Infrastrukturës.

KEDS me investim prej 3.6 milionë Euro në Gjakovë

  • 24.02.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 1228
  • 0 Comments
KEDS me investim prej 3.6 milionë Euro në Gjakovë

Këtë vit, KEDS Energy do të investojë në vlerë prej 6.3 milionë Euro në Komunën e Gjakovës.

Konkretisht, projekti përfshin rehabilitimin e tensionit të mesëm, investim ky i cili do të sigurojë shërbime më të mira të energjisë elektrike për 12 mijë konsumatorë të komunës tonë.

Për të biseduar në detaje për këtë investim, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka pritur në takim Drejtorin për Investime në KEDS, Hasan Oz, Drejtorin e KEDS në Gjakovë, Kreshnik Sokoli dhe Këshilltarin Ekzekutiv të Kompanisë, Avni Alidemaj.

Kryetari Gjini është shprehur se ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunën tonë, duke theksuar mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejton për finalizimin e suksesshëm të punimeve të cilat nisin në prill të këtij viti.

Ambasadori Mitsunori viziton Gjakovën

  • 24.02.2021
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 1308
  • 0 Comments
Ambasadori Mitsunori viziton Gjakovën

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori dhe Shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Kryetari Gjini e ka informuar Ambasadorin Mitsunori për projektet që po realizohen në vazhdimësi në Gjakovë, ato që janë përkrahur nga UNICEF dhe Ambasada Japoneze për të cilat është shprehur mirënjohës.

Ata janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin për projekte të reja të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në Gjakovë, Ambasadori Japonez ka vizituar Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Aty ka parë nga afër procesin mësimor i cili është avancuar edhe më shumë falë projektit për instalimin e lidhjes me internet WIFI, investim ky i mbështetur nga UNICEF dhe prej të cilit kanë përfituar gjithsej 10 shkolla të komunës tonë.

RSS
First910111214161718

Theme picker