X
GO

Mbahet mbledhja e parë e KPF-së për këtë vit

Mbahet mbledhja e parë e KPF-së për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, ku u diskutuan dhe u votuan të gjitha pikat (17) e rendit të ditës, për kalim në diskutim në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë.

Pikat e rendit të ditës të miratuara nga anëtarët e KPF-së i gjeni të bashkangjitura në këtë lajm.

Shënohet 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve

Shënohet 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve

Sot është shënuar 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek Lapidari ‘Shokët e Lirisë”.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Kryetari Gjini ka uruar të gjithë veteranët, duke e theksuar faktin se kontributi i tyre si në luftën për çlirim, si në ndërtimin e paqes dhe të ardhmes, është kontribut i çmuar dhe si i tillë do të respektohet e do të nderohet për breza të tërë.

Në kuadër të kësaj dite, Kryetari Gjini dhe përfaqësues të veteranëve, kanë vizituar edhe disa nga familjet e veteranëve tashmë të ndjerë, për ta kujtuar dhe nderuar kontributin e tyre para dhe pas luftës.

SHE-ERA dhe UN WOMEN dhurojnë pajisje për 25 gra afariste të Gjakovës

SHE-ERA dhe UN WOMEN dhurojnë pajisje për 25 gra afariste të Gjakovës

Organizata She-Era bashkë me UN Woman dhuruan sot 25 pajisje pune për gratë afariste të komunës së Gjakovës.

Drejtoresha e Organizatës She-Era Mirlinda Kusari Purrini, tha se përmes projektit “Fuqizimi Ekonomik i Gruas” janë munduar që të lehtësojnë punën e grave që merren me biznes.

I ftuar në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve ishte edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili u shpreh falënderues për këtë angazhim të dy organizatave, ndërkaq ju bëri thirrje grave afariste që t’i shfrytëzojnë këto mjete dhe t’ua dëshmojnë të gjithëve se ky investim ja ka vlejtur.

Në emër të grave që merren me biznes fjalën e mori Surrie Tafarshiku e cila tha se do të u qëndrojnë besnike donatorëve dhe do të punojnë edhe më shumë në rritjen e prodhimit.

Kryetari Gjini, ka emëruar Drejtorët e Drejtorive Komunale

Kryetari Gjini, ka emëruar Drejtorët e Drejtorive Komunale

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka emëruar Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe Shefen e Kabinetit!

Ndërkaq, ditë më parë, është emëruar edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj.

Kryetari Gjini pret në takim Kolonelin e KFOR-it Italian

Kryetari Gjini pret në takim Kolonelin e KFOR-it Italian

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Kolonelin Andrea Bertazzo, Komandant i Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it me të cilin ka biseduar për sigurinë e përgjithshme në komunën tonë dhe menaxhimin e zjarreve në ditët që lamë pas. “Fryma e mirë e bashkëpunimit me KFOR-in Italian do të vazhdojë edhe më tutje dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe mirënjohës” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

 

 

Gjakovës i shtohet edhe një E-Kioskë

Gjakovës i shtohet edhe një E-Kioskë

Gjakovës i shtohet edhe një E-Kioskë e cila tashmë është në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës! Kjo E-Kioskë ndodhet në lagjen e Bllokut të Ri (Orize), pranë Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi”. Një projekt si ky lehtëson më tutje qasjen e qytetarëve në Shërbimet e Gjendjes Civile, duke i’u mundësuar pajisjen me certifikata të lindjes, ekstrakte të lindjes, certifikata të vdekjes, shtetësisë, vendbanimit, vërtetime mbi gjendjen e tatimit në pronë e të tjera.

 

 

Kryetari Gjini nënshkruan marrëveshje me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Kryetari Gjini nënshkruan marrëveshje me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Hoteleria dhe gastronomia janë shumë të rëndësishme për punësimin e qytetarëve! Sot, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Hotelerisë së Kosovës me të cilët edhe ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelierisë dhe turizmit, e në theks të veçantë bashkëpunimit për realizimin e projekteve që synojnë promovimin e pasurive natyrore dhe mundësive turistike që ka Gjakova. “Hoteleria dhe gastronomia kanë pasur një periudhë të vështirë gjatë pandemisë dhe unë jam zotuar që do të qëndrojmë afër kësaj kategorie me të gjitha kapacitetet që posedojmë si institucion” deklaroi ndër të tjera Kryetari Gjini.

RSS
1345678910Last

Theme picker