Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Klubin Rotary Keystone dhe Soroptimist International Club Gjakova, përmes së cilit mosha e tretë, prindërit tanë do të kenë kujdesin që meritojnë. “Tashmë, Komuna e Gjakovës e ka të paraparë projektin e Qendrës Ditore për të Moshuarit. Ndërkohë, një marrëveshje si kjo e sotmja do të plotësojë edhe më shumë këtë investim, sepse ky memorandum parasheh aktivitete rekreative për të moshuarit, rrjedhimisht rritjen e cilësisë së jetës së tyre. Faleminderit Klubi Rotary Keystone dhe Soroptimist International Club Gjakova. Me lindjen e këtij bashkëpunimi, përfitues jemi të gjithë ne” u shpreh Kryetari Gjini.