X
GO

Kulla e Sahatit

Çarshia e Madhe, Rr. Mazllom Lakuci

Kulla e Sahatit
Objekti gjendet në bërthamën e "Çarshisë së Madhe", saktësisht në vendin e quajtur "Fusha e Sahatit" dhe është ndërtuar në vitin 1597. Ky objekt është ndërtuar menjëherë pas ndërtimit të Xhamisë së Hadumit, sepse zhvillimi i shpejtë i zejtarisë dhe tregtisë imponoi nevojën për vendosjen e një rregulli që do të përcaktonte kohën e punës nëpër qytete. Kulla e Sahatit u dogj më 1912 nga ushtria malazeze, me ç’rast është hequr mekanizmi i orës dhe është bartur në Mal të Zi. Për 100-vjetorin e rrënimit të objektit, MKRS e Kosovës e rindërtoi objektin në afërsi të themeleve ekzistuese, duke u bazuar në foto-materialet nga arkivi i QRTK –së në Gjakovë.
Dimensionet e objektit janë: 4.10 x 4.10 m (gjerësia), kurse lartësia është 30 metra.
Themelet e objektit të vjetër kanë qenë të ndërtuara nga guri, muret deri në sheqimore  kombinim guri dhe tullë e pjekur, dhe mbi sheqimore ka qenë i ndërtuar nga konstruksioni i drurit, i mbuluar me plumb.

Objekti i ri është ndërtuar me material të fortë (tulla dhe beton), ndërsa në fasadë nga ana perëndimore janë vendosur gurët origjinalë me mbishkrime nga objekti i vjetër dhe kulmi është i mbuluar me plumb. 

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI (Rekonstruimi XXI)

Nën mbrojtje të përkohshme, Data e mbrojtjes: Tetor - 2012

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker