08.04.2020
Është mbajtur sot mbledhja e tretë për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës. Krahas pikave të rregullta, pikë kryesore e këtij takimi ishte diskutimi për situatën aktuale në komunën e Gjakovës si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid 19 dhe masat të cilat është duke i marrë komuna e Gjakovës për parandalimin e kësaj pandemie.
12.03.2020
Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, i kryesuar nga Anton Shala, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt mujore për këtë vit kalendarik.
12.03.2020
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka takuar sot përfaqësuesit e të gjitha institucioneve lokale të shëndetësisë, sigurisë dhe arsimit, me të cilët ka folur rreth gjendjes aktuale në komunën tonë dhe procesin e mobilizimit për mbrojtjen dhe përballimin sa më të lehtë të COVID-19 (Corona Virusi), e cila ndonëse ende nuk është shfaqur në Kosovë, tashmë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është shpallur Pandemi globale.