X
GO

Teqeja e Bektashinjëve

Rr. Qazim Bakalli

Teqeja e Bektashinjëve

Për shkak të numrit të madh të teqeve do të përmendim vetëm edhe Teqenë e Bektashinjve, e cila në kohën e ndalimit të funksionimit të institucioneve fetare në Shqipëri, ishte seli e kryegjyshatës së bektashinjve të botës. Në te kishte udhërrëfyes të ndritur, dijetarë, fetarë dhe atdhetarë si Haxhi Adem Babai, veprimtar i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit dhe shkrimtar i talentuar, i cili shkruante me pseudenimin “Vexhhi”. Pas tij shquheshin Baba Hamza dhe Baba Qazim Bakalli, nxënës i Normalës së Beratit, mësues po në këtë qytet nën drejtimin e Babë Dudë Karbunarës, njeri nga themeluesit e shkollës së parë shqipe në Gjakovë më 1915, njeri ndër veprimtarët e dalluar të Komitetit për Mbrojtjën të Kosovës, bashkëpunëtor i Bajram Currit, veprimtar i Shoqërisë “Bashkimi” të Avni Rrustemit, të cilin e propozoi deputet të Prefekturës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare më 1923, njohës i thellë i gjuhëve orientale persishtës, arabishtës dhe osmanishtës.

Kompleksi i vjetër i Teqesë së Bektashinjve në Lagjën e Qerimit përbëhej nga dy objekte, por për shkaqe urbanistike, ate e transferojnë në Lagjën e Hadumit, ku bëhën adaptimet e nevojshme.

Aty ekzistonte një bibliotekë e pasur me libra të rrallë dhe dorëshkrime në gjuhët shqipe,  arabishte, persishte, osmanishte etj. Disa prej tyre ishin vepra të shkruara nga baballarët e kësaj teqeje si Adem Haxhi Babai që shkruante me pseudonimin “Vexhhi”, Baba Hamza, Baba Qazim Bakalli etj. Aty gjendeshin veprat e Shqërisë së Stambollit dhe të vllezërve Frashëri.

Më 7 maj 1999 u dogj ndërtesa bashkë me bibliotekën me 1700 libra, 180 prej të cilave ishin vepra origjinale-unikate.

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker