X
GO

Mbështetje financiare

Në kuadër të komunës së Gjakovës rol të rëndësishëm për Investitorët e huaj ka edhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e cila përveç që ofron granate vjetore për bizneset lokale si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik, përmes:

  • Krijimi e një kornize të përshtatshme për ekonomi të qëndrueshme lokale,
  • Caktimi i prioriteteve për investime në Komunë, si dhe koordinimi i tre me MEF-in,
  • Hartimin e politikës së zhvillimit ekonomik, propozimin e marrjes së masave për zhvillimin ekonomik të Komunës,
  • Hartimin e planit global strategjik të zhvillimit ekonomik të Komunës, në aspektin afatshkurtër dhe në aspektin afatgjatë
  • Hartimin e programeve ideore, duke i specifikuar veprimtaritë ekonomike me qëllim të zhvillimit të sektorëve parësorë, kontaktet me institucionet vendore financiare, si me banka dhe me institucione financiare ndërkombëtare, për t’u pajisur me informacione të mjaftueshme e të sakta, lidhur me kushtet e kreditimit (financimit) të bizneseve të ndryshme,
  • Dhënien e këshillave për afaristët e ndryshëm për mundësinë e investimeve, angazhimit të kapitalit të tyre në veprimtaritë prodhuese e fitimprurëse, por edhe perspektive,
  • Organizimin dhe menaxhimin e panaireve tradicionale të mallrave të ndryshme,
  • Dhënien e ndihmës në organizimin e konferencave ndërkombëtare për mundësinë dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik të Komunës,
  • Për bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, rreth mundësisë së bashkërenditjes së punëve e të aktiviteteve për zhvillimin ekonomik të Komunës,
  • Për bashkëpunimin me OJQ-të  lokale, odën ekonomike të Gjakovës, dhe Kosovës, Institucionet relevante lokale dhe vendore si Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për bashkërenditjen e aktiviteteve të përbashkëta, komunikimin e ndërsjellë, shkëmbimin e informative, hartimin e raporteve në favor të zhvillimit ekonomik
  • Për bashkëveprimin me ndërkombëtarët për bashkërenditjen e punëve rreth zhvillimit ekonomik të Komunës,
  • Dhënien e informatave dhe raporteve të punës, për periudha të caktuara për nevojat e institucioneve Komunale,
  • Hartimi i Projekt Propozimeve zhvillimore për realizimin financiar të tyre nga fondet institucionale të Komunës, Qeverisë apo të donatore dhe investitorëve lokal dhe ndërkombëtar.
  • Të caktoj komisionet për mbikëqyrje profesionale në realizimin e projekteve komunale,
  • Përmbushë edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.
Print

Theme picker