X
GO

Ligjet dhe rregulloret

LIGJI NR. 05/L – 079 PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - Ky ligj ka për qëllim nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës, si dhe të përcaktojë procedurat administrative dhe kriteret për vlerësimin, zgjedhjen, implementimin dhe mbikëqyrjen e projekteve strategjike si dhe përcaktimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës së Republikës së Kosovës për qëllim të zbatimit të projekteve për investime strategjike.

LIGJI NR. 04/L-220 PËR INVESTIMET E HUAJA u japin siguri investitorëve të huaj që investimet e tyre të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë në pajtim me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare. Republika e Kosovës nuk do të dëmtojë me asnjë veprim apo mosveprim të paarsyeshëm apo diskriminues, veprimtarinë, menaxhimin, mirëmbajtjen, shfrytëzimin, gëzimin apo largimin e një organizate të huaj investuese apo të ndonjë investimi tjetër nga një investitor i huaj në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës trajton njëjtë investitorët e huaj pavarësisht bazës së shtetësisë, origjinës, vendbanimit, vendit të themelimit të afarizmit ose kontrollit.

LIGJI Nr. 04/L-045 PËR PARTNERITET PUBLIKO PRIVAT me Dispozitat e këtij ligji rregullojnë Partneritetet Publiko Private për ofrimin e shërbimeve publike dhe/ose infrastrukturës publike në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror.

Dhënia dhe zbatimi i një Partneriteti Publiko Privat bëhet në bazë të parimeve të trajtimit të barabartë, mos-diskriminimit, transparencës, proporcional, ekonomist, efikas, mbrojtjes së interesit publik, konkurrencës së lirë, vlerës-për-paranë dhe përballueshmërisë.

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kornizës ligjore për partneritet publiko privat duke përfshirë procedurat për të hyrë në një partneritet publiko privat, përmbajtjen dhe strukturën e marrëveshjeve për Partneritet Publiko Privat si dhe strukturën institucionale përgjegjëse për menaxhimin dhe zhvillimin e Partneritetit Publiko Privat në Republikën e Kosovës.

Print
Tags:

Theme picker