“Atraksion kyç për investitorët është fuqia e saj punëtore tejet e aftësuar, e motivuar dhe me kosto të ulët pune”
Përparësia kryesore e fuqisë punëtore Kosovare është kostoja e ulët e operimit. Paga mujore mesatare në sektorin privat është 410 euro. Ka fuqi punëtore të re, të aftësuar, që flasin shumë gjuhë, e cilët janë të motivuar dhe kanë përgjegjësi të lartë sipërmarrëse. Duke e marrë parasysh fuqinë punëtore në dispozicion, komuna e Gjakovës ka në disponueshmëri kuadro të përgatitura për tregun e punës, respektivisht kuadro të arsimuara në Shëndetësi, Ekonomi, Administrim Biznesi, Hoteleri, Juridik si dhe në fushat e tjera përmes të cilave Gjakova, por edhe e gjithë Kosova do të rrisë aftësitë konkuruese, nivelin e arsimit si dhe aspektet e tjera.
Përveç grupmoshave të kualifikuara të cilët janë në kërkim të punës, Gjakova poashtu ka një numër të madh të inxhinierëve të mekanikës, elektronikës, ndërtimtarisë, arkitekturës, teknologjisë ushqimore, kimisë, si dhe ekspertë në industrinë e prodhimit të tekstilit, agrokulturës, zejtarisë, tregtisë etj.
"Nëse mundesh m'e paramendu, mundesh m'e kriju!" – BONEVET
Në Komunën e Gjakovës kemi hapësira të ndryshme për përgatitje profesionale e cila mbështetë të rinjtë në përgatitjen dhe orientimin e tyre për të bërë zgjedhjen dhe hapat e duhur drejtë zhvillimit të një karriere të suksesshme.
Qendra për Aftësim Profesional (QAP) - Në këtë qendër bëhet aftësimi dhe ri-aftësimi i personave që janë të regjistruar si punëkërkues, të papunë dhe ata që marrin shërbime për orientim në karrierë, pranë të gjitha zyrave të punësimit.
BONEVET MAKERSPACE - Qëllimi i qendrës Makerspace është të inkurajojë individë të talentuar me ide për të marrë iniciativa, për të mësuar dhe për të krijuar. Kjo qendër lehtëson procesin e transferimit të teknologjisë në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Rrjedhimisht, forcon bashkëpunimin midis anëtarëve të Makerspace dhe partnerëve të ndryshëm, të cilët mbështesin pjesëmarrjen në projekte të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Jakova Inovation Center - Kjo qendër shërben si inkubator biznesi me një mision të promovimit dhe mbështetjes së sipërmarrësve të rinjë në ndërtimin dhe zhvillimin e kompanive të reja. Pra, misioni i inkubatorit është mbështetja për kompanitë e reja dhe sigurimi i hapësirave inovative që punojnë me akses 7/24. Gjithashtu ofron këshillime mbështetëse, programe trajnimi në fusha të tilla si: Menaxhimi i Biznesit, Hulumtimi i Tregut, Financimi, Marketingu dhe shumë fusha të tjera të cilat janë të rëndësishme në bërjen e biznesit.
Qendra për Karrierë në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” – Kjo qendër ndihmon nxënësit e kësaj shkolle por edhe të rinjtë tjerë të komunës së Gjakovës që në të ardhmen të ngrisin vetëdijen duke marrë vendimet e duhura për zhvillimin e mëtejmë të karrierës së tyre.