X
GO
News and Events

Në Gjakovë shënohet Dita e Dëshmorëve

  • 05.05.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1443
  • 0 Comments
Në Gjakovë shënohet Dita e Dëshmorëve

Është shënuar sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Me këtë rast, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar me bashkëpunëtorë të tij dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve, tek Memoriali “Shokët e Lirisë”, tek shtatorja e heroit Agron Rama dhe në kompleksin e martirëve në Çabrat.

Me këtë rast, kryetari Gjini ka thënë se në një ditë si kjo, kujtohen e nderohen të gjithë dëshmorët, me idenë që të motivohen të rinjtë që ta duan sa më shumë atdheun e tyre, për lirinë e të cilit është bërë shumë mund e sakrificë.

Në këtë ditë të shënuar, homazhe e nderime janë bërë edhe në të gjitha regjionet e komunës së Gjakovës, në komplekse memorialë e varreza dëshmorësh në çdo cep të komunës së Gjakovës.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker