Nxënës të institucioneve të ndryshme edukativo-arsimore , na dhuruan sot emocione të bukura, duke kënduar, vallëzuar e recituar, në koncertin e organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe DKRS-së në Gjakovë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve!
I pranishëm në këtë aktivitet ishte Nënkryetari Flamur Fetahaj, Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi dhe Drejtoresha e Kulturës, Adea Roka, të cilët gjatë fjalimeve të tyre ndanë mendimin se do të angazhohen në vazhdimsi, në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve të Gjakovës.