X
GO
News and Events

Nisin dy rrugë të reja në fshatin Kushavec

Nisin dy rrugë të reja në fshatin Kushavec
Peisazhi i bukur i fshatit Kushavec do të jetë më lehtë i qasshëm tani që ka filluar asfaltimi i rrugës për tek Kodra Kuzhnini dhe rruga „Liza Vorfi“.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini u shpreh që vëllimi i punëve në realizimin e projekteve është i madh dhe se moti i mirë i këtyre ditëve na lejon që të finalizohen projektet, punimet e të cilave janë shtyrë deri në këtë periudhë për shkak të konotacionit që mund të kishte nëse fillonin gjatë fushatës elektorale.

Këto dy rrugë në tërësi kanë gjatësi 800 metra dhe kostoja e tyre është mbi 60,000€ euro.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker