X
GO
News and Events

Nderohen familjet e dëshmorëve të Brigadës 138 Agim Ramadani

  • 01.03.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1518
  • 0 Comments
Nderohen familjet e dëshmorëve të Brigadës 138 Agim Ramadani

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, morri pjesë në aktivitetin e Shoqatës Brigada 138 “Agim Ramadani”, me ç ‘rast bashkë me ish – komandantin e kësaj Brigade, gjeneral Rrustem Berisha, i nderuan dhe i dorëzuan flamurin e Brigadës 138 familjarëve të 10 dëshmorëve të kësaj Brigade nga komuna e Gjakovës, të cilët ranë heroikisht gjatë betejës së lavdishme të Kosharës.

Dëshmorët e nderuar sot janë: Ali Hasi, Nikollë Doda, Xhaver Thaqi, Fisnik Salihu, Kasim Uka, Korab Binxhia, Genc Bytyqi, Dukagjin Vula, Xhafer Lipoveci dhe Bashkim Idrizi.

“Djemtë e Gjakovës, të cilët i nderuam sot, por edhe të gjithë tjerët që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, janë kujtimi, nderimi dhe motivimi ynë për tërë jetën” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker