X
GO
News and Events

Në orët e para të ndërrimit të viteve, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka kryer vizita në institucionet vitale të komunës sonë

  • 01.01.2018
  • Author: Dardan Krypa
  • Number of views: 5600
  • 0 Comments
Në orët e para të ndërrimit të viteve, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka kryer vizita në institucionet vitale të komunës sonë
Në orët e para të ndërrimit të viteve, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka kryer vizita në institucionet vitale të komunës sonë, ku nga afër, pos urimeve që u ka shprehur punonjësve në shërbim të kujdestarisë, njiherit është interesuar edhe për mbarëvajtjen e përgjithshme festive në komunë dhe në institucionet e vizituara. Fillimisht, kryetari Ardian Gjini vizitoi Policinë e Kosovës, prej të cilëve u njoftuase deri në ato momente nuk kishte patur raste për tu theksuar dhe se kryesisht ishte mbrëmje e qetë. Më pas, kryetari Ardian Gjini vizitoi spitalin rajonal “Isa Grezda”, ku pas vizitës në repartin e emergjencës vizitoi edhe repartin gjinekologjik-obstetrik, ku edhe kishte lindur fëmija i parë për vitin 2018, që i përkiste gjinisë mashkullore. Para përmbylljes së vizitave festive tek “Ngrohtorja e Qytetit”, kryetari Ardian Gjini ka vizituar edhe shërbimin e zjarrfikësve të cilët kanë treguar për dy raste të vogla ndërhyrjeje.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker