X
GO
News and Events

Në Gjakovë hapet Panairi për Orientim në Karrierë

  • 23.03.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1359
  • 0 Comments
Në Gjakovë hapet Panairi për Orientim në Karrierë

Është hapur sot “Panairi për Orientim në Karrierë”, i organizuar nga USAID në kuadër të programit UP TO YOUTH, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.

I pranishëm në këtë panair ishte kryetari Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij të rastit ndër të tjera tha se: “Në Gjakovë ka mundësi për aftësim, kemi shkolla të mira që ofrojnë mundësi që të rinjtë të gjejnë veten, por, do të punojmë edhe më shumë në përmirësimin e cilësisë dhe infrastrukturës në arsim.”

I pranishëm ishte edhe përfaqësues i USAID në Kosovë, Mattthew P. Cullinane, i cili këshilloj të rinjtë që t’a shfrytëzojnë këtë panair për orientimin e tyre në karrierë: “ Rinia përbën një potencial të lartë në Kosovë, por është e nevojshme të trajnohemi dhe të arrijmë aftësi për të zhvilluar vendin .”

Ndërsa Jerome Sigamani po ashtu përfaqësues i USAID, u shpreh i lumtur që po sheh një potencial të rinjsh që premtojnë shumë për të ardhmen. “Duhet ta shfrytëzoni këtë panair si një dritare e rastit, e cila do të ju orientoj në karrierën tuaj në të ardhmen”, shtoi ai.

Panairi do të qëndroj i hapur edhe nesër, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker