X
GO
News and Events

Mbahet takimi i 10-të i Komitetit për Komunitete

Mbahet takimi i 10-të i Komitetit për Komunitete
Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e dhjetë për këtë vit, ku nga Armend Behluli, udhëheqës i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, janë dhënë disa informata mbi zbatueshmërinë e Planit të Veprimit për Komunitetin Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptianë në Komunën e Gjakovës, si dhe për gjendjen e përgjithshme të komuniteteve joshumicë në komunën e Gjakovës. Nga z.Behluli është thënë se ecuria e kësaj zbatueshmërie është ka mbarëvajtje dhe se është në përpunim raporti në detaje që nga fillimi i këtij plani për para afro dy viteve. Deri në pritje të këtij raporti, nga z.Behluli janë dhënë disa të dhëna për këtë plan ku bëjnë pjesë komponentë si edukimi, shëndetësia, banimi dhe punësimi. Duke ndaluar tek infrastruktura, z,Behluli ka potencuar nënshkrimin e para dy muajve të marrëveshjes së Komunës së Gjakovës me organizatën IOM si dhe me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, me financim të Bashkimit Evropian, për ndërtimin e tetë shtëpive të reja për komunitete, të cilat kanë nisur dhe përmbyllen në tërësi në vitin e ardhshëm. Ky investim kap vlerën prej rreth 250 mijë euro. Gjithashtu, në këtë takim janë përmendur edhe rregullimet ne infrastrukturë në lagjen “Sefë”, në Brekoc, në Skivjan tek vendi i quajtur “Gropishte”, e të tjera. Por, këto janë vetëm disa nga projektet pasi të tërat do të publikohen në raportin që është në pregaditje e sipër ndërkohë që në interesimin e anëtarëve të këtij komiteti për numrin e të rikthyerve, nga z.Behluli është thënë se vala më e madhe ka qenë nga viti 2011 deri në vitin 2016, e në vitet e mëpasme ka patur rënie shumë të theksuara.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker