Shoqata e Gruas në Gjakovë, me përkrahjen e Olof Palme International Center, ka kënaqësinë të ju ftojë në konferencën e organizuara me temën “Themelimi, funksionimi, përgjegjësit dhe ndryshimi i rregullores për këshillat lokale në Gjakovë”. Në këtë konferencë do të diskutohet në veçanti puna katër vjeçare e Këshillave Lokal në Komunën e Gjakovës.
Konferenca do të zhvillohet, të enjten me datën 17 dhjetor 2015 , nga ora 11:00 deri në ora 12:30, në Hotel “Çarshia e Jupave”.
Temat e kësaj konference janë: Roli i Komunës në raport me Këshillat Lokal; Detyrimet e Komunës në përfshirjen më të gjerë të qytetarëve në politikat publike; Mekanizmat koordinues mes Komunës dhe Këshillave Lokal si dhe Sfidat e themelimit të Këshillave Lokal.
Pjesëmarrës të konferencës përveç panelistëve do të jenë edhe përfaqësues nga Komuna e Gjakovës, Kuvendi Komunal në Gjakovë, Kryetarët e Partive Politike në Gjakovë, Kryesia e Këshillave Lokale të Komunës së Gjakovës, Shoqëria civile dhe mediet.