X
GO
News and Events

Mbahet Debat Publik për Planin komunal për Banim 2020-2022

Mbahet Debat Publik për Planin komunal për Banim 2020-2022

Është mbajtur sot Debati Publik për Planin komunal të Banimit 2020 – 2022, një dokument ky që sipas hartuesve të tij synon zbutjen e pse jo edhe zgjidhjen në një masë të madhe të problemit të strehimit në komunën e Gjakovës.

Sipas përfaqësuesve të komisionit hartues, komuna e Gjakovës është ndër komunat e para që ka punuar në një plan të tillë, duke shprehur kështu vullnetin për angazhim konkret në zgjidhjen e problemeve të strehimit për shumë familje në nevojë.

Sipas këtij plani, synohet që përgjatë periudhës 2020-2022 të sigurohet banim për rreth 113 familje në nevojë, kjo duke u mbështetur në dy forma të ndihmës, përmes strehimit në banesa sociale në pronësi të komunës si dhe në pagesën direkte të një pjese të qerasë.

Në këtë takim pati pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, të cilët shprehën nevojën e madhe për strehim dhe në të njëjtën kohë shprehen edhe bindjen se komuna e Gjakovës do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi.

Plani Komunal për Strehim 2020 – 2022 do të fillojë së implementuari menjëherë pas miratimit të tij në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker