Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Kolonelin Marco Javarone me bashkëpunëtorë.
Gjatë bisedës me Kolonelin Javarona, Kryetari Gjini, informoi për punën që është bërë në komunën e Gjakovës deri më tani si dhe për aktivitetet dhe projektet që na presin këtë vit.
Koloneli Javarona u shpreh mirënjohës për pritjen miqësore dhe tha që bashkëpunimi me komunën tonë do të vazhdojë edhe më tutje.