X
GO
News and Events

Kryetari Gjini takohet me delegacionin nga USAID

  • 12.01.2018
  • Author: Dardan Krypa
  • Number of views: 5294
  • 0 Comments
Kryetari Gjini takohet me delegacionin nga USAID
Kryetari Gjini takohet me delegacionin nga USAID

Në kuadër të projektit të USAID për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), kryetari i komunës së Gjakovës me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim informues delegacionin nga ky projekt ku është njoftuar më gjerësisht rreth projektit. Në këtë takim është prezantuar qëllimi i këtij projekti që është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies në pesë komunat e përzgjedhura për këtë projekt, në bazë të vlerësimeve për performancë më të mirë. Qëllimi kryesor është ngritja e kapaciteteve sidomos në fushën e prokurimit publik, auditimit të brendshëm dhe financave publike duke bërë kështu që ky model të përcillet edhe në komunat tjera të Kosovës. 

Kryetari Gjini, fillimisht ka falënderuar pjesëmarrësit për takimin si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të stafit të administratës komunale për bashkëpunim të mëtutjeshëm duke theksuar që ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe sjell benefite për komunën e Gjakovës dhe qytetarët e saj. Gjithashtu, edhe kryesuesi i kuvendit, Anton Shala, ka shprehur që komuna e Gjakovës do të jep bashkëpunimin maksimal me ekspertët nga USAID për të ngritur kapacitetet komunale në shërbim të qytetarëve.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker