X
GO
News and Events

Kryetari Gjini pret përfaqësuesit e DEMOS-it zvicran

Kryetari Gjini pret përfaqësuesit e DEMOS-it zvicran
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim përfaqësues të programit Demos nga organizata zvicerane Helvetas.

Ai është informuar për nisjen e procesit të auditimit të pjesës së parë të projektit të rrugës “Bujar Roka” nga kjo organizatë.

Kryetari Gjini është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, duke thënë se nga ana e komunës do të kenë të gjitha informatat që ju nevojiten për realizimin e këtij procesi.

Ndërkohë, është biseduar edhe për mundësinë që Komuna e Gjakovës të përfitojë projekte të tjera nga programi Demos.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker