X
GO
News and Events

Kryetari Gjini pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së

  • 24.05.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 772
  • 0 Comments
Kryetari Gjini pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur sot ambasadorin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Temë e këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i deritashëm dhe vazhdimi i këtij bashkëpunimi në mes të komunës së Gjakovës dhe misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në këtë takim, kryetari Gjini e ka falënderuar ambasadorin Davenport dhe stafin e OSBE-së për ndihmën e vazhdueshme që ky mision po e ofron për komunën e Gjakovës ndihmë e cila ndikon direkt në ngritjen e performancës së komunës së Gjakovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Davenport ka thënë se misioni i OSBE-së do të mbetet e përkushtuar në përkrahje për komunën e Gjakovës, me theks të veçantë tek projektet e karakterit të sundimit të ligjit, si dhe ata të karakterit gjinor, rinor dhe të komuniteteve pakicë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker