X
GO
News and Events

Kryetari Gjini, pjesë e Javës së Gruas 2022

  • 16.03.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1451
  • 0 Comments
Kryetari Gjini, pjesë e Javës së Gruas 2022

Kryetari Gjini ishte pjesë e panelit në konferencën “Java e Gruas 2022” të organizuar nga NDI me mbështetje nga USAID, Zyra e Presidentes, Ambasada e Kanadasë në Kroaci dhe UN WOMEN.

Këtë vit, tema e përgjithshme e kësaj konference, është “Në mbrojtje të demokracisë. Gjithpërfshirja ka rëndësi”. Kryetari Gjini me panelistët e tjerë, në fokus të diskutimit kishin temën “Demokracisë i nevojitet siguria. Hapësirë digjitale pa dhunë ndaj grave në politikë”.

Para pjesëmarrësve, ai ka theksuar faktin që Kosova ka shënuar progres në aspektin e përfshirjes së grave në politikë, për të cilën arritje merita më e madhe i’u takon këtyre të fundit. Megjithatë, Kryetari Gjini është shprehur se duhet ende punë në këtë drejtim.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker